LAJME

Lutfi Haziri ka përmbushur 14 nga 31 premtimet e tij, ju sjellim të gjitha premtimet e fushatës

Instituti GAP në platformën e saj online tregon saktësisht se cilat premtime janë dhënë në zgjedhjet e kaluara lokale, sa janë përmbushur dhe sa nuk kanë filluar fare, transmeton Gjilani SOT.

Sipas institutit GAP Lutfi Haziri ka dhënë gjithsej 31 premtime ku; 14 janë realizuar tërësisht, 9 janë në gjysmë të përmbushura, 6 vetëm sa kanë filluar dhe 2 nuk kanë filluar ende.

Te premtimet e përmbushura llogariten; Terrene të përshtatshme sportive në gjitha shkollat, Ofrimi i bursave për studentë dhe nxënës, Përkrahje për ngritjen e plantacioneve të reja bujqësore, Furnizimi i gjithë fermerëve me plehra artificial dhe farëra, Themelimi i ansamblit të valleve dhe këndeve të Anamoravës e disa të tjera.

Te ato gjysmë të përmbushura llogariten; Ofrimi i shujtave për nxënës të ciklit të parë në shkollat fillore, Vendosja e kamerave në të gjitha shkollat, Përfundimi i shtratit të lumit Mirusha dhe rregullimi i shtratit të lumit Stanishorka dhe Baja, Përfundimi i ndërtimit të kolektorëve për ujërat e zeza e disa tëtjera.

Te ato që vetëm sa kanë filluar llogariten; Zhvillimi i projekteve të mëdha në partneritet publiko-privat, Ofrimi i pronave komunale bizneseve jo vetëm të komunës së Gjilanit, Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujerave të zeza në nivel komunal, Rregullimi i terrenit sportiv për fëmijët me nevoja të veçanta të Hendikos.

Premtimet që nuk kanë filluar ende janë; Ndërtimi i hapësirave të banimit për studentë në partneritet publiko-privat, Investime në zgjerimin dhe instalimin e sistemit të ujitjes për toka bujqësore. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close