LAJME

EKSKLUZIVE: Befasitë politike vazhdojnë, Lutfi Haziri pritet të rikandidojë për Kryetar të Gjilanit

Të gjithë e kanë pritur që Arbër Ismajli të kandidojë për Kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së. Burimet e Gjilani SOT tregojnë se në forumet brenda LDK-së është marrë vendimi që Lutfi Haziri të rikandidojë edhe për një mandat.

Kjo gjë pritet të zyrtarizohet të mërkurën në Konventën e LDK-së. Burimet e Gjilani SOT tregojnë se Lutfi Haziri nuk është duke dalur keq në sondazhe, gjithashtu edhe strukturat e LDK-së janë më unike për kandidaturën e tij. Këto janë dy komponentë kryesor që e kanë shtyrë Lutfi Hazirin t’i futet garës edhe njëherë.

Pavarësisht se në shumë studio televizive ai ka potencuar se nuk do të kandidojë më, ai edhe këtë herë, njësoj si në 2017 në momentin e fundit pritet t’i futet garës. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close