LAJME

“Xhemperat e Gilanit – n’Amerikë”, në vitin 1964 u raportua për kombinatin e tekstilit që kishte 2984 punëtorë

Kombinati i tekstilit në Gjilan ishte titani i qytetit me 2984 punëtorë, punonte pa ndalë 24 orë në 7 ditë, tërë vitin. Atëbotë, Rilindja shkruante në të përditshmën e saj për këtë kombinat. Me titullin “Xhemperat e Gilanit – n’Amerikë” në vitin 1964 u raportua se kombinati i industrisë së tekstilit është mburrje e gjilanasve, transmeton Gjilani SOT.

Rilindja shkruante se punëtorët më të dalluar ishin; Gorica Petkoviq dhe Islam Bislimi. Ata ishin cilësuar si të zellshëm e të vyeshëm në punë, por edhe aktivistë të dallueshëm në kolektiv dhe qytet.

Më tutje theksohej se “qendra për aftësim profesional të punëtorëve ka bërë marrëveshje që të dërgohen për specializim në Gjermani dhe Angli një grup punëtorësh”.

Deri në vitet e 90-ta, Gjilani kishte një ekonomi relativisht stabile. Ajo përbëhej nga Industria e tekstilit, Industria e duhanit, Industria e baterive – IBGJ, Fabrika e radiatorëve dhe stabilimenteve tjera ngrohëse, Fabrika e prodhimeve për xehetari dhe konstruksioneve të çelikta, Ndërmarrja hidro-ndërtimore dhe industriale “Morava e Binçës”, Thertorja, Industria e miellit dhe e bukës e të tjera.

Shfrytëzimi jo i drejtë dhe mirëmbajtja jo e duhur e këtyre kapaciteteve, gjatë periudhës së administrimit të dhunshëm serb në Kosovë, ka bërë që riaktivizimi të jetë i vështirë pas luftës. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close