LAJME

Ishte viti 2013 kur ish Kryeministri Thaçi deklaroi: Urime, Zhegrën e bëmë Komunë

Ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës në fshatin Zhegrë të Gjilanit i kishte uruar banorët për themelimin e komunës së re dhe u ka premtuar atyre ndihmë të drejtpërdrejt nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, me themelimin e komunës së re, banorët e Zhegrës do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë në grandet qeveritare në shumë sektor, duke filluar në ndërtimin e kanalizimeve, ujësjellësit, rrugëve dhe të tjera.

Thaçi u ka thënë banorëve të Zhegrës se qysh moti ka qenë në prioritet themelimi i Komunës së Zhegrës edhe nga Qeveritë e tjera por asnjëra nuk ka marr vendimin për ta bërë realitet një kërkesë të banorëve të Zhegrës.

Ai kishte premtuar se do të fillojë shumë shpejt ndërtimi i një palestre sportive dhe i shumë projekteve të tjera ku në këtë muaj të mbetur do të investojnë edhe 10 milion euro në rajonin e Gjilanit për ta kompletuar 100 milion euroshein e investuar në rajonin e Gjilanit.

Realisht, Zhegra mbeti fshati më i madh i qytetit të Gjilanit, por asnjëherë nuk u finalizua premtimi i ish kryeministrit për ta bërë Zhegrën – Komunë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close