LAJME

Efekti Kurti, nga 17961 vota, për 4 muaj VV kishte rënë në 8605 vota në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti. Në bazë të shumë sondazheve, vërehet që zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga ato lokale. Vetëvendosja ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë, por në Gjilan emri më i përfolur është Alban Hyseni.

Një pjesë e strukturave të VV-së presin nga fryma pro-Kurtit të triumfojnë edhe në zgjedhjet lokale. Por, në vitin 2017 ndodhi ajo që pak kush e kishte besuar. Nga 17961 vota të cilat i kishte fituar VV dhe Albin Kurti në zgjedhjet nacionale, brenda katër muajve kishte rënë në 8605 vota në zgjedhjet lokale, transmeton Gjilani SOT.

Edhe brenda LDK-së ka shumë mendime dhe qëndrime sa i përket kandidaturës për Kryetar të Gjilanit. Pavarësisht që emri më i përfolur është Arbër Ismajli, nuk përjashtohet mundësia të rikandidojë edhe për një mandat kryetari aktual Lutfi Haziri. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close