LAJME

Fitoi vetëm 39 vota për asamblist, tani mund të jetë kandidat serioz për të parin e Gjilanit

Alban Hyseni është një nga emrat më të përfolur për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes. Pavarësisht grupacioneve të ndryshme brenda LVV në Gjilan, gjasat më të mëdha për ta fituar nominimin për Kryetar të Gjilanit sipas burimeve të Gjilani SOT i ka Alban Hyseni.

Alban Hyseni në vitin 2013 kishte kandiduar për asamblist komunal. Ai arriti t’i grumbullojë 39 vota. Mirëpo, më vonë në vitin 2019 dhe 2021 arriti të bëhet deputet.

Ai është kandidat serioz për të parin e Gjilanit. Gjithashtu nga LDK emri më i përfolur është z. Arbër Ismajli dhe nga PDK ish kryetari i komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close