LAJME

Qytetari nga diaspora: Kurrë se kam votuar LDK-në, por jam në gjendje me udhëtu 2000km për Arbër Ismajlin

Një qytetar nga diaspora, respektivisht Gazmend Azizi është shprehur kundër qëndrimit të deputetes Valentina Bunjaku në raport me Arbër Ismajlin. Ai është shprehur se pavarësisht që deri më sot nuk e ka votuar asnjëherë LDK-në, tani ai është në gjendje të udhëtojë 2000km nga Belgjika për ta votuar Arbër Ismajlin, transmeton Gjilani SOT.

Ai shprehet se Arbër Ismajli vetëm gjatë pandemisë ka treguar se sa është i afërt me njerëz dhe sa ju ka qëndruar njerëzve pran.

Në tetor janë zgjedhjet komunale dhe gara ka filluar të ashpërsohet. Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë filluar të kritikojnë ata të LDK-së dhe anasjelltas. Ende nuk është konfirmuar asnjë kandidaturë për të parin e qytetit të Gjilanit.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close