LAJME

Valentina Bunjaku: Lutfi Haziri e fiton Gjilanin, me çdo kandidat tjetër ne humbasim!

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale në vend dhe kryesisht në komunën e Gjilanit.

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se nga LDK-ja kandidat duhet të ketë Lutfi Hazhiri pasi i njëjti i fiton zgjedhjet në atë komunë.

Ajo tutje tha se kanidaturat e tjera të cilat po përfliten nuk munden me i fitu zgjedhjet dhe rrjedhimisht LDK-ja humb.

“Unë mendoj që kandidati që i fiton zgjedhjet në komunën e Gjilanit është Lutfi Haziri. Kandidatët e tjerë të cilët po përfolen definitivisht nuk munden me i fitu zgjedhjet në komunën e Gjilanit dhe LDK-ja humb” deklaroi ajo.

Ajo një mendim pozitiv ndan edhe për kandidatin e LDK-së në Prishtinë, Përparim Ramën.

“Nuk e njoh personalisht por opinioni është jashtëzakonisht i mirë”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close