LAJME

Arbëreshë Kryeziu: Qytetarët e Gjilanit po e presin me padurim tetorin për ta ndëshkuar Lutfi Hazirin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje znj. Arbëreshë Kryeziu, në një debat të Politico në Kanal 10 ka thënë se ajo i njeh mirë qytetarët e Gjilanit sepse jeton në Gjilan, transmeton Gjilani SOT.

Sipas deputetes, qytetarët e Gjilanit janë duke e pritur me padurim muajin tetor kur do të mbahen zgjedhjet për ta ndëshkuar Kryetarin Lutfi Haziri.

Ajo shprehet se nuk ka dyshime se Lutfi Haziri nuk do të jetë Kryetar i Gjilanit dhe sipas saj ajo është konsumuar. Deputetja ka thënë se po e përdorë një taktikë që në fund të mandatit po i fillon disa projekte dhe 60 përqindëshi do të përkthehet edhe në zgjedhjet lokale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close