LAJME

Tito në vitin 1971 në kombinatin e tekstilit në Gjilan, gjilanasit të buzëqeshur e me duartrokitje e mirëpresin

Diktatori Tito kishte vizituar qytetin e Gjilanit në vitin 1971. Ai kishte vizituar kombinatin e tekstilit ku shumë qytetarë e kishin mirëpritur dhe duartrokitur, transmeton Gjilani SOT.

Me 13 prill 1973 Gjilani e mirëpriste Titon, pas vizitës së tretë në Kosovë.


Titoja me 14 prill 1971 vizitoi Gilanin, u bë hapja e hotelit të ri. Këto 4 ditë rinia shikonte rrënimin e objekteve, nuk shetitej.Titoja mbajti fjalimin e vet, rrugët ishin përplotë, gjilpëra nuk kishte vend. Në anën tjetër të urës së Masketarit, punonte ëmbëltoja “Korzo” e Ismail Pajazitit. Rinia që shëtiste shkonte me pi bozë, disa gjuanin ndonjë tullumb në gotat e mëdha të bozës si specialitet të ri. Toti, me shoqërinë vet ishte e rregullt në korzo. Miki” daska”, poashtu. Filmat me Guliano Xhemën, Bad Spenserin, Laura Antoneli, ishin atraktiv.

Nuk kishte ndarje të meshkujve dhe femrave. Verës ajo erë e këndshme ishte ftesë për dalje në korzo, disa dilnin me pi ndonjë klaker, disa i mbushnin xhepat me fara, disa kishin sjellur farmerka nga Trieshta, të tipit “Levis”. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close