LAJME

“Analistët thonë se Alban Hyseni do të kandidojë për Kryetar të Gjilanit, por ata preferojnë Arbëreshë Kryeziun”

Dje, në debatin Politico të Kanal10 është diskutuar për kandidaturat e mundshme nga Vetëvendosja për Komunën e Gjilanit, transmeton Gjilani SOT.

Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se ka probleme të mëdha në degën e Gjilanit dhe sipas tij ka pasur edhe konfrontime fizike. Ndërsa opinionisti Krenar Shala ka thënë se Arberëshë Kryeziu do të ishte një kandidate fantastike për Komunën e Gjilanit.

Moderatori i debatit ka thënë se nga informatat nga Gjilani tregojnë se Alban Hyseni do të zyrtarizohet si kandidat për Kryetar të Gjilanit. Ndërsa Shqipe Pantina ka thënë se Arberëshë Kryeziu i është dukur shumë e përgaditur.

Gazetari Halil Matoshi ka thënë se kandidaturat e tyre e forcojnë z. Lutfi Haziri, por nëse VV do ia bënte një ofertë znj. Arberëreshë Kryeziu ai do të ishte pro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close