LAJME

Deputetët e VV-së nga Gjilani kanë problem të shkruajnë fjalën “shqiptar” pa gabime drejtshkrimore

Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare. Aty kërkohen, emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit. Në kaq pak rubrika sa duhet të plotësojnë deputetët, e që nuk kërkohet të kenë më shumë se 15-20 fjalë, një pjesë e madhe e tyre kanë bërë gabime të ndryshme gjuhësore.

KALLXO.com kërkuar qasje në formularët të cilët janë plotësuar nga vetë deputetët Kuvendit të Kosovës dhe i ka siguruar 117 nga 120 sosh.

Gabimet janë të shpeshta e më së shumti, duket se deputetët kanë bërë në përshkrimin e kombësisë. Ka nga ata që e kanë shkruar shqipëtar, shqipëtarë apo edhe shqiptarë, në vend se të shkruhej korrekt shqiptar apo shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close