LAJME

Krahas rritjes së çmimeve kemi edhe rritje të papunësisë, për katër muaj kërkuan punë 1862 qytetarë në Gjilan

Instituti GAP ka dhënë detaje për hulumtimin e tyre të fundit me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19
në tregun e punës”, transmeton Gjilani SOT, për muajin Janar – Prill 2020.

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e
madhe e qytetarëve të Kosovës mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri
i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm.

Në qytetin e Gjilanit kanë kërkuar punë 846 gra dhe 1016 burra, gjithsej 1862.

Në nivel vendi, më së shumti punëkërkues ka në profesione elementare, që përfshinë
pastrues(e) apo ndihmës(e), punonjës(e) në bujqësi, miniera, asistent(e) në
gastronomi, transport, apo shërbim rrugësh (20,982) dhe punonjës(e) të zejes
(4,982), ndërsa më së paku ka në profesione të forcave të armatosura (11) dhe
menaxherë (202).7
Punëkërkueset kryesisht zgjedhnin profesione elementare
(10,757) dhe në lidhje me shërbime dhe shitje (1,889), ndërsa më së paku kishte
punëkërkuese për forca të armatosura (7) dhe operatore në fabrika (39). Ndërkaq,
punëkërkuesit poashtu zgjedhnin kryesisht profesione elementare (10,225) dhe
si punonjës të zejes (4,115), dhe më së paku kishte në forcat e armatosura (7)
dhe operatorë në fabrika (400).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close