LAJME

Gastronomia e Gjilanit në bisedime: makiato e madhe mund të bëhet 1 euro, e vogla 0.80 cent dhe espresso 0.70 cent

Para pak ditësh Gjilani SOT informoi opinionin publik se janë rritur çmimet në kafiteritë e Gjilanit.

Uji nga 0.50 cent është duke i shitur 0.70 cent, ndërsa edhe lëngu nga 1 euro po shitet 1.20 cent. 

Sektori i gastronomisë padyshim ishte sektori më i goditur gjatë pandemisë, dhe rritja e çmimeve nuk dihet se a ndërlidhet me këtë fakt, apo me ndryshim të çmimeve të furnizimit.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se është diskutuar nga gastronomët e Gjilanit, që pas Muajit të Ramazanit, makiato e madhe të bëhet 1 euro, e vogla 0.80 cent dhe espresso 0.70 cent. /Gjilani SOT/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close