LAJME

Rriten çmimet në kafiteritë e Gjilanit: Uji 0.70 cent, lëngu 1.20 cent

Çmimet para pak javësh janë rritur edhe në sektorin e gastronomisë në Gjilan. Qytetarët janë shprehur se uji në shumë kafiteri të qytetit të Gjilanit janë bërë 0.70 cent nga 0.50 cent, ndërsa disa lëngje janë rritur nga 1 euro në 1.20 euro.

Ende nuk dihen arsyet se a ka rritje të çmimit nga prodhuesit apo nga humbjet gjatë masave anti-covid që i përjetoi sektori i gastronomisë, por tanimë dihet që rritja e çmimeve është duke ndodhur, transmeton Gjilani SOT.

Para pak javësh kanë folur edhe ekspertët e odës ekonomike duke alarmuar opinionin dhe Qeverinë se rritje të çmimeve do të ketë edhe në Energji Elektrike dhe në Derivate. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close