LAJME

Policët nga Gjilani thonë që qeni endacak po i ndjek dhe po ua kafshon tabelat

Gjilani SOT dje e ka raportuar një rast interesant.

Një qen endacak i cili endet nëpër qytetin e Gjilanit, u ka rënë në sy qytetarëve gjilanas. 

Qeni ndjek me kilometra policinë e qytetit të Gjilanit. Ai është karakteristik sepse nuk ndjek veturat e tjera ose veturat e policisë të tipit “xhip”. 

Disa policë nga qyteti i Gjilanit i kanë thënë Gjilani SOT se qeni endacak vazhdimisht i ndjek, për shumë kilometra, gjithashtu po ua kafshon tabelat e veturës.

Një video të cilën e ka siguruar Gjilani SOT shihet qeni duke e kafshuar gjatë vozitjes një tabelë të veturës së policisë. /Gjilani SOT/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close