LAJME

Gjilani me 1962 – jeta urbane dikur

Kronikë kohe – jeta dikur…

Gjilani në vitin 1962. Gilanasit shëtiteshin në mes të rrugës kryesore. Para Gjyqit të Qarkut ishin shitoret njëkatëshe që u rrënuan me 1964. Kubëzat në rrugë të paluara në gjysmë harku. Parku i vogël në qendër, që gjendej para shitorës së Shaban Llabijanit, ishte i rrethuar me taraba (dërrasa). Parku ishte plot trëndafila. 
Komunikacion automobilistik pothuajse nuk kishte. Në afërsi të Komunës në drejtim të shkollës “Musa Zajmi” te bagremi, qëndronin hamallxhinjtë romë me karroca (kolica). Ata ofronin shërbime në qytet.

Në katin e parë te objekti i komunës e kishte shitoren e këpucëve Ali Gagica, në mbishkrimin e të cilës shkruante “Kombinati” – Pejë dhe libraria ku punonin Mika dhe Remziu. /Nga dr. Shevqeti, editori: N.B./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close