LAJME

Arrestohet një polic në Gjilan, kreu marrëdhënie seksuale me një 15 vjeçare

Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar sot një zyrtar policor në Gjilan.


Arrestimi ka ndodhur pas dyshimeve se polici kishte marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur të moshës 15 vjeçare.

Gazeta Online Reporteri.net, nga burime policore mëson se bëhet fjalë për policion R. Shillova.

Hetuesit e IPK’së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe me leje të Gjykatës kanë hetuar policin duke aplikuar masat e fshehta.

Deri te arrestimi i policit ka ardhur pasi janë siguruar provat dhe materialet tjera që dëshmojnë se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas arrestimit, mësohet të jetë bastisur edhe shtëpia e policit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close