LAJME

Aksion i policisë në Gjilan për bixhoz ilegal

Një aksion policor është duke u zhvilluar nga orët e hershme të mëngjesit në tre lokacione në rajonin e Gjilanit.

Aksioni ka përfunduar ndërsa një person është arrestuar e dy të tjerë janë në kërkim.

Gjatë ditës së sotme ka pasur edhe bastisje me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës në Gjilan.

Në tre lokacione ku janë kryer bastisjet janë gjetur prova materiale që dëshmojnë se të dyshuarit janë marrë me lojëra të fatit.

Përveç veprës penale organizim i lojërave të fatit të dyshuarit dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari gjatë ditës së sotme dyshohet se ka qenë bashkëpronar i njërës prej kazinove që ka funksionuar në fshatin Karaçevë.

Aksioni i policisë po zhvillohet nën urdhrat e Prokurorisë në Gjilan dhe është vazhdim i aksionit të Karaçevës.

Kujtojmë se pak javë më parë u arrestuan edhe tre zyrtarë policor në rastin e Karaçevës.

Numri i të arrestuarve në ketë rast ka shkuar më shumë se 65, përfshirë këtu bosët e kazinove, zyrtarë policor, qytetarë të cilët dyshohen se përmes rrugëve ilegale kishin kontrabanduar kafshë të shumta.

Madje në fshatin Karaçevë 12 objekte të cilat ishin ndërtuar dhe shfrytëzoheshin si kazino ilegale janë rrënuar në aksionin e shtatorit të vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close