LAJME
Mësuesi e bën për spital nxënësin në Gjilan

Një mësues ka sulmuar nxënësin e tij në një shkollë në Gjilan, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit të policisë, thuhet se nxënësi ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga mësuesi i tij.
Nxënësi është detyruar të kërkoi ndihmë mjeksore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.