LAJME

Zyrtare: Lutfi Haziri kandidat për kryetar të LDK-së

Kandidatë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë Lutfi Haziri nënkryetar i partisë dhe Lumir Abdixhiku, anëtarë i kryesisë të këtij subjekti.

Kryesia e LDK-së, këtë të hënë ka mbajtur një mbledhje në të cilën jan paraqitur kandidaturat nga Haziri dhe Abdixhiku, transmeton Klan Kosova.

Në një njoftim të këtij subjekti në rrjetin social Facebook, thuhet se në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së.

“Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.”

“Në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close