LAJME

EKSKLUZIVE: Dalin pamjet ku disa persona e rrahin bodybuilderin nga Gjilani

Javën e kaluar, sportisti nga Gjilani, Flamur Grabovci, ishte sulmuar në vendin e tij të punës nga tre persona të cilët ai kishte thënë se i njeh shumë mirë.

Në pamjet e siguruara nga Insajderi, shihet teksa njëri e sulmon sportistin Grabovci, dy persona tjerë vrapojnë për t’i ndihmuar shokut të tyre.

VIDEO: https://video.gjirafa.com/video-1614512868-mp4

Grabovci me 22 shkurt përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kishte njoftuar për sulmin që tre persona ia kanë bërë në vendin e punës.

Ai kishte theksuar se që nuk pajtohet assesi me faktin se si sulmohet një sportist në vendin e punës.

Vlen të potencohet se Grabovci është Kampion i Kosovës në peshën +80 kilogram dhe gjithashtu në të kaluarën ka korrur sukses edhe në Zvicër në Swiss Class.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close