LAJME

Eurodeputetja gjermane: Pse luani po mbahet kundërligjshëm në Gjilan

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës, Muharrem Nitaj dhe atij të Shqipërisë, Blendi Klosi, në lidhje me mbajtjen e kundërligjshme të luanit në një restorant të Gjilanit.

Von Cramon përmes letrës ka kërkuar sqarime se pse luani nuk është duke u transferuar përmes Shqipërisë.

“Do te doja të pyes për disa sqarime për atë çështje pasi që kafsha vuan tashmë për më shumë se 14 muaj. Ndoshta mund të shpjegoni, cilat janë saktësisht pengesat, të cilat e bëjnë të pamundur transferimin e luanit përmes Shqipërisë? A ka ndonjë mënyrë për të bërë proceset më shpejt në mënyrë që të sigurohemi që kafsha duhet të futet në një vend të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur?”, thuhet në letrën e Von Cramon.

Ajo gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës e cila ka kërkuar konfiskimin e luanit.

Gjykata e Gjilanit ka vendosur që të konfiskohet luani, i cili ka qenë duke u mbajtur kundërligjshëm nga një restorant në Gjilan.

Sipas zyrtarëve të Parkut të Arinjve në Prishtinë, me vendimin e Gjykatës, autoritetet përgjegjëse tashmë janë të obliguara ta konfiskojnë kafshën dhe ta dërgojnë atë në një vend të përshtatshëm jashtë Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close