LAJME

Adriana Matoshi aktiviziohet: LDK, PDK, AAK… janë parti të krimit

Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së në Gjilan, aktorja Adriana Matoshi ka filluar fushatën dhe godjen e rivalëve politik. Ajo ka dalur në mbështetje të mërgatës.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

ME MËRGATË

NNe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në dy legjislaturat e fundit kemi bërë ndryshimin e ligjit për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë.

Por, këto ndryshime janë kundërshtuar fuqishëm nga PDKLDKAAK…Këto ditë u pa se çfarë janë në gjendje të bëjnë partitë e krimit. Refuzuan plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve. E vonuan qëllimisht për një ditë publikimin fletëvotimit por jo edhe afatin e pranimit.

Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë. Por, këto padrejtësi masive në këtë proces zgjedhor nuk duhet të kalojnë pa u hetuar. Ne do t’i hetojmë si Kuvend dhe padrejtësi të tilla nuk do të përsëriten më.

Unë BETOHEM se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë. Garantojmë mërgatën që kjo do të jetë hera e fundit që i cënohet e drejta për të votuar. Të dashur bashkëatdhetarë, falemnderit për angazhim kaq të madh për ndryshim.Ju i prini ndryshimit në Kosovë!#meMËRGATËN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close