LAJME

Adriana Matoshi nis kritikat ndaj pushtetit: “Moni me deputeten se s’bon kshtu”

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka kritikuar ashpër ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për shkak të një aktiviteti të këtij të fundit, shkruan Mediafokus.info.

Matoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar pamje nga një takim i Zemajt me disa aktivistë, ku shihet se si nuk respektohet distanca e nuk mbahen maska.

Aktorja, e cila në këtë postim i referohet vetes si deputete, ka thënë se për Armend Zemajn nuk ka ligj e as dënime, derisa për gastronomët e popullin e shkretë, po.

“Moni me deputeten se s’bon kshtu”, ka shkruar Matoshi./Mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close