LAJME

Kandidatët e LDK-së për deputetë nga Gjilani: Valentina Bunjaku, Imet Rrahmani, Faton Bislimi, Lirije Kajtazi dhe Ramiz Ramadani

LDK e Gjilanit do të garojë sërish me pesë kandidatë për deputetë.Ata janë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi dhe Ramiz Ramadani.“Me konsensus të plotë, pa asnjë kundërshtim, kryesia e Degës e cila është udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, vendosi për këta emra”, ka thënë në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së kësaj partie për mediafokus.

Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku-Rexhepi e Faton Bislimi janë zgjedhur deputetë në mandatin që përfundoi, ndërkaq Imet Rrahmani ishte deputet në ligjislaturën 2017-2019.Risi në këtë përbërje është Ramiz Ramadani, i cili i futet garës për herë të parë.Ai, për dy mandatet e fundit të qeverisjes komunale të Gjilanit, është drejtor për Bujqësi, e që shpesh është cilësuar nga kolegët e tij si më i miri i fushës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close