LAJME

Edhe Sami Kurteshi i VV-së votoi pro vendimit që ja vështirson votimin mërgatës

Ish ministrja e Drejtësisë nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar kundër vendimit të KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës.

Mes tjerash Haxhiu në postimin e saj në Facebook shkroi: “Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet”.

Por ndryshe mendojnë bashkpartiakët e saj në KQZ. Që të dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ e kanë votuar vendimin e KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës ku përfshihet verifikimi i aplikuesve përmes telefonit.

Ky vendim i KQZ-së, ka kaluar me 11 vota pro, e asnjë kundër.

Alim Rama i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është njëri nga përfaqesuesit e kësaj partie në KQZ, tha se ky vendim, është në përputhje me kërkesën e Bashkimit Europian, për rritjen e integritetit të aplikimit me postë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close