LAJME

Inspektorati dhe policia mbyllin disa lokale, ndërsa disa të tjera funksionojnë para syve të tyre

Inspektorati dhe Policia e Gjilanit kanë mbyllur disa lokale për shkak të masave anti-covid. Burime të Gjilani SOT tregojnë se disa lokale janë mbyllur pas urdhrit të inspektoratit, ndërsa disa të tjera janë duke punuar që disa ditë edhe pas orës 18:00.

Disa nga lokalet ushqimore dhe kioskat janë mbyllur ndërsa disa të tjera janë duke vepruar pa ndonjë problem të Inspektoratit dhe Policisë së Gjilanit.

Kjo ka ngjallur edhe reagime të shumta brenda komunitetit duke i shikuar veprimet e Inspektoratit dhe Policisë si selektive.

Disa qytetarë kanë dërguar disa fotografi dhe video në redaksinë tonë duke treguar se disa lokale ushqimore dhe të tjera janë hapur dhe nuk po i respektojnë rregullat anti-covid.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close