LAJME
Spitali i Gjilanit si deponi e bërllokut, punëtorët e higjienës janë në grevë

Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19 dhe spitalet janë të mbushura me pacientë, në Gjilan korridoret e spitalit të qytetit janë të mbushura me bërllok.
Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi dhe video nga spitali i qytetit të Gjilanit, ku korridoret janë të mbushura me qesë të bërllokut.
KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga drejtori i Spitalit, Nysret Hajrullahu, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
Siç merr vesh KALLXO.com, kjo situatë është paraqitur edhe gjatë ditës së djeshme edhe sot, për shkak se punëtorët e higjienës së spitaleve janë futur në grevë.