LAJME
Varroset në oborrin e shtëpisë, fqinjët të shqetësuar bëjnë peticion për largimin e varrit

Në Makresh të Novobërdës një person ua kishte lënë një amanet familjes së tij. Të varroset brenda oborrit të tij. Por, fqinjët e tij nuk po pajtohen me këtë akt. Ata shprehën të shqetësuar me varrin të cilin e shohin çdo ditë.
Ata kanë bërë një peticion për largimin e varrit nga oborri. Bashkësia Islame e Gjilanit ka thënë se punëtoret e tyre nuk e kanë hapur varrin.
Nënkryetari i Komunës z. Bajrush Ymeri ka thënë se Komuna nuk ka dhënë leje për këtë çështje.