LAJME

Rikthim në kohë: Shpërthimi i demonstratës me 27 nëntor 1968 në Gjilan

DEMONSTRATA E NDODHUR NË GJILAN MË 27 NËNTOR TË VITIT 1968 NË ORA 12.00h

Shkruan: Nijazi Musmurati

Shënim kushtuar organizimit dhe shpërthimit të demonstratës të vitit 1968
në Gjilan

Ngjarjet të cilat trazuan dhe tronditën  “Parajsën” e “Vëllazërim Bashkimit” aq shumë të proklamuar – Jugosllavi.

Sot mbushen 52 vjet nga mbajtja e suksesshme e demonstratës në Gjilan.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura të popullit tonë deri më tani, nuk kanë ndodhur vetvetiu. Kanë patur një shkak apo arsye dhe këto duhet të tregohen apo të shkruhen që të njoftohet opinioni e sidomos gjeneratat e reja.
Për të ardhur deri te kjo ditë që ne po e përjetojmë sot, janë bërë shumë përpjekje dhe sakrifica që një shekull e mëtepër brez pas brezi.
Të gjitha sakrificat e njëpasnjëshme të popullit tonë si: vrasjet, torturat, shpërnguljet, burgjet, masakrat, sharjet, përbuzjet, kërcnimet, shantazhet, djegëjet, rrahjet etj. janë rezultat i fitimit të lirisë të cilën po e gëzojmë sot.
– Tema që do të trajtoj apo shtjelloj kësaj rradhe është:
DEMONSTRATA e vitit 1968 e ndodhur në Gjilan.
Do të bëj një përshkrim të kësaj ngjarje të madhe të zhvilluar më 27 nëntor 1968 në ora 12.00h, e cila la gjurmë të pa shlyer në ngjarjet e ndodhura të më vonshme. Kësaj ngjarje të madhe të ndodhur do t’i bëj një analizë reale, ashtu siq e kam përjetuar (pa anime, pa lavdrime, pa imponime dhe hipërbolizime) pasiqë, edhe vet isha pjesë aktive në organizimin dhe në pjesëmarrjen e drejtpërdrejt të saj.
Isha nxënës i vitit të tretë në Shkollën Normale. Lexonim literaturë dhe fletushka ilegale që na i sjellte i madhi dhe i pavdekshmi Rexhep Malaj.
Këtë literaturë ilegale e shpërndanim nëpër shokë dhe miqë të besuar.         Kjo literaturë na frymëzonte çdo herë e më shumë për padrejtësitë që po përjetonte populli ynë në Jugosllavinë Titiste.
Në at kohë, me vëmendje dëgjonim Radio Tiranën e sidomos Radio Kukësin, që çdo ditë trnsmetonin emisione për heroizmin e popullit tonë në shekuj, ku pasqyronin veprimtaritë e heronjvet dhe heroinave, dhe më pas u këndonin këngë apo pjesë dramatike kushtuar trimërisë së tyre.
Një frymëzim tjetër e gjenim te simboli i qëndresës dhe rrezisrencës kombëtare, i madhi dhe i pavdekshmi z.Adem Demaqi, i cili at kohë dirgjej dhe përsekutohej në burgjet dhe kazamatet Jugosllave.
Ishim të rinjë. Rexhepi (Malaj) thonte se rinia e bën revolucionin kudo në botë. Prandaj, edhe neve na takon si gjeneratë të bëjmë diçka për atdheun.

– Organizatorët kryesor të demonstratave të 27 nëntorit 1968 ishin: Rexhep Malaj, Fatmir Salihu dhe Irfan Shaqiri.
U takonim shpesh në odën e Rexhep Malaj-t dhe bënim analiza secili në mënyrën e vet për demonstratën që do të ndodhte. Gjithnjë në qendër të vëmendjes ishte Rexhepi, i cili na njoftonte me qëllimin e demonstratës që do të ndodhte më 27 nëntor 1968. Thoshte të mos frigohemi, se mund të ndodhë edhe të plagoset apo të vdes dikush, pa gjak nuk ka liri, të jemi vigjilent dhe koshient sepse e drejta është në anën tonë. Ne u shikonim në mes vedi kur Rexhepi i citonte këto fjalë.
Të gjitha parullat dhe përmbajtjet e tyre u shkruan në odën e Rexhep Malës nga shokët: Rexhep Malaj, Irfan Shaqiri, Fatmir Salihu, Ismajl Shehu, Jetullah Arifi, Ahmet Hoti, Nijazi Korça, Avni Kryeziu, Ilmi Ramadani, Xhavit Dërmaku, Nijazi Musmurati, Mehmet Emini etj.         Kërkoj falje ndaj disa shokëve që nuk më kujtohen emrat e tyre ku ishin pjesë aktive me tërë qenjen e tyre në këtë demonstratë.
Vlenë të përmendet se disa netë më parë, Rexhepi e kishte ftuar dhe angazhuar Shukri Sylejmanin sëbashku me kusheririn e tij Sylë Sylejmanin për ti shkruar disa përmbajtje të trakteve. Shukriu at kohë punonte në Entin Pensional të Gjilanit, i cili posedonte makinë shkrimi. Më kujtohet si sot ku Rexhepi me zë të lartë e diktonte të shkruaj disa herë thënjen: “Populli shqiptarë është i përjetshëm dhe do të fitoj”.
– Ishim dakorduar që demonstrata të fillonte më 27 nëntor 1968 në ora 12h nga oborri i gjimnazit të asaj kohe ku ishte edhe Shkolla Normale, për të defiluar drejt qendrës së qytetit.

Për sjelljen e parollave dhe trakteve në oborrin e Gjimnazit dhe të Shkollës Normale ishin caktuar shokët: Jetullah Arifi dhe Nijazi Musmurati.            Parollat i sollëm rrugës dytësore në kohën e caktuar. Kishim disa kuti të mbushura me parolla dhe mezi i bartnim. Në rrugë e sipër takuam një qerre me kuaj i cili ishte rabagji dhe e pyesim se a mund t’i qesim në qerre këto kuti. Rabagjiu na u përgjigj se mundeni dhe hipem në qerre prej furrës së maxhup mëhallës (nja dyqind metra) dhe pastaj i morem përseri në krah (sepse rabagjiu shkonte në drejtim tjetër) për të arrirë në vendin e caktuar, pra në oborrin e Gjinazit dhe të Shkollës Normale.     

Rruga dytësore nga kaluam me parolla ishte e pa asfaltuar dhe e mbushur me përplot baltë.
Me të arrirë me parolla pran Gjimnazit dhe Normalës, i nxjerrëm shpejt e shpejt nga kutitë dhe nën mbikqyrjen e Rexhepit dhe të tjerëve iu shpërndanë shokëve dhe nxënësve.
Për bartjen e flamujve ishin caktuar: Vahide Hoxha, Fetije Bajrami dhe Mynevere Kastrati. Prej flamujve ishte Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe ai Jugosllav.
Përmbajtja e parollave ishte: KUSHTETUTË, UNIVERSITET, REPUBLIKË, BASHKOHUNI ME NE etj..
Me të arrirë te Shkolla Ekonomike (tani Shkolla Teknike), më kujtohet si sot kur para turmës së demonstruesve doli    Zija Novobërdaliu – aktivist komunal i asaj kohe dhe disa të tjerë që nuk i njihja, duke i hapur krahët që të ndalemi.
Rexhepi po sa i vërenë ju versulet, duke i thënë Zija Novobërdaliut: në vend që të  bashkoheni edhe ju me ne, ju po na pengoni dhe e shtynë me forcë për tela të rrethojës së shkollës duke u thënë demonstruesve që të vazhdohet marshimi drejt qendrës së qytetit, gjithënjë duke brohoritur parollat tani të njohura si; Unverzitet, kushtetutë, Republkë në kuadër të Jugosllavisë së athershme etj. dhe duke i apeluar masës së njerëzve që të na bashkohen. Kështu kemi vazhduar defilimin deri te stacioni i sotëm i autobusëve dhe jemi kthyer përseri qendrës së qytetit duke i brohoritur gjithnjë parollat e lartcekura dhe kemi mbërri përseri te Gjimnazi. Përseri na u tha nga organizatorët që të nisemi drejt qendrës së qytetit.
Vlenë të theksohet se Rexhepi dilte nga turma dhe i fotografonte protestuesit dhe përseri i bashkangjitej turmës.
Mirëpo, kur arrijmë te Xhamia e Medresës kordoni i policisë, të armatosur gjër në dhëmbë na i kishte zënë prtën.
Demonstruesit brohoritnin ashtu ndalur para kordonit të policisë parullat: Kushtetutë, Universitet, Republikë etj.dhe kanë filluar të intervenojnë. Organizatorët urdhëruan që të shpërndahemi në rrugë të ndryshme.

Me të shpërndarë, Rexhep Malaj dhe Fatmir Salihu nisen me motor për në Prishtinë për të marë pjesë në demonstratë sepse atje ishte caktuar demonstrata të mbahej më vonë.
Të nesërmen janë arrestuar Rexhep Malaj, Irfan Shaqiri dhe Fatmir Salihu.
– Pas disa ditësh udhëheqësit politik komunal dhe ata krahinor të asaj kohe u mësynë nëpër  të gjitha shkollat për t’a dënuar demonstratën se ajo ishte armiqësore dhe e drejtuar kundër vëllazërim bashkimit dhe rendit kushtetues të RSFJ-së.
* Si rezultat i këtyre ngjarjeve u themelua Universiteti i Prishtinës në Shkurt 1970, si dhe u avancua Kushtetuta e Kosovës  më 1974.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close