LAJME

Mjeku gjilanas e quan “gërxhul” Isa Mustafën, Naser Korça e quan “dërrasë e qenefit”

Nuk janë të rralla komentet ofenduese ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës. Një i tillë është lënë edhe sonte në shkrimin e Mustafës në rrjetin sociale Facebook, ku mjeku Ibrahim Maliqi, e ka qujatur “gërxhull” atë, shkruan Gazeta Metro.


Në shkrimin e Isa Mustafës për fushatën zgjedhore në Podujevë, mjeku nga Gjilani ka përdorur një gjuhë shumë të rëndë ndaj të parit të LDK’së që nuk i ka hije askujt e aq më tepër një mjeku.

Kujtojmë, që komente të tilla, aspak të hijshme hasim në shumë profile të politikanëve tanë, ku qytetarët nuk kursehen asapk me fjalorin e tyre të ulët./

Gjithashtu, ndaj këtij ironizimi ka reaguar edhe drejtori Naser Korça i cili e ka quajtur doktorin gjilanas “dërrasë e qenefit” gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close