LAJME
A duhet të dekorohet këtë vit qyteti i Gjilanit?!

Viti 2020 ishte vit sfidues në të gjitha aspektet. Pandemia goditi rëndë popullatën e Kosovës. Nga aspekti shëndetësor e deri tek aspekti ekonomik.
Qytetarët e Gjilanit janë ndarë në dysh sa i përket dekorimit të qytetit për këtë vit. Disa mendojnë se të hollat duhet të shkojnë për të varfërit e disa të tjerë mendojnë se duhet të dekorohet për shkak të krijimit të optimizmit dhe atmosferës.
Komuna e Gjilanit pavarësisht se kishte dekoruar në mënyrë modeste qytetin në fund të vitit 2019, këtë herë duket se nuk do ta bëj një gjë të tillë.