LAJME

Fauna Group ndërmarrja e parë Veterinare dhe Bujqësore në Kosovë ndryshon emrin

Kompanitë vazhdimisht adaptohen me ndryshime në paraqitjen e tyre. Këto ndryshime mund të jenë të lidhura me arsye të ndryshme – sociale, politike, ekonomike etj. Përveçkësaj, kompanitë evoluojnë gjatë rritjes së tyre në relacion me pozicionin në treg, shërbimet ose produktet që ofrojnë. Ndryshime në këto terme vendosin kompanitë të cilat kanë mundësinë dhe pozitat për ndryshime strategjike. Prandaj, nevoja për të evoluar është vazhdimisht prezente. 

Me evoulimin e kompanisë evoluon edhe historia e tyre. Si rezultat brendi i njëjtë që është aplikuar deri atëherë mund të mos përfaqësojë plotësisht vlerat e reja të kompanisë. 

Fauna Group ndërmarrja veterinare dhe bujqësore e para në Kosovë, vendosi që të krijoj identetit të ri duke ndryshuar emrin, logon, simbolet dhe elementet tjera vizuale. 

Sot, larg nga fillimet e saj si një farmaci veterinare, Fauna ka zgjeruar veprimtarinë e saj edhe në lami të ndryshme. Për dallim nga veprimtaritë e saj, identiteti dhe paraqitja vizuale ka mbetur e njëjtë. Si e tillë nuk reflekton majftueshëmqëndrimet dhe pozicionin e tyre si kompani. Prandaj, paraqitja e re është krijuar që të unifkoj aktivitetet e tyre në një identitet të ri. 

MONUNI, është emri i ri i kompanisë që pasqyron vlerat e njëjta dhe është reflektim më i qartë i asaj që kompania ka ndërtuar në më shumë se 20 vite. 

Kujtojmë se kjo ndërmarrje në vitet 1996 filloi nga një veteriner i vetëm, me thjesht një çantë barnash veterinare por me pasionin e madh dhe vullnetin e pathyeshëm në dobi të fermerëve në Kosovë, në mënyrë që ata të shërbehen me produktet e duhura për kafshët e tyre dhe ato të marrin trajtimin e nevojshëm, për të arritur kështu deri tek kompania me mbi 80 punëtorë sa numëron sot. 

Për të kuptuar më shumë rreth ribrendimit të kësaj ndërmarrje vizitoni faqen www.monuni.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close