LAJME

U dyshua për Covid 19, por i ndjeri ka dalur negativ para dhe pas vdekjes

Qytetari gjilanas Jahi Islami ka vdekur në moshën 45 vjeçare gjatë ditës së sotme. Pavarësisht se është trajtuar dhe dyshuar për Covid 19 pas testimit është konstatuar se i ndjeri as para e as pas vdekjes nuk ka dalur pozitiv.

Familjarët e të ndjerit kanë treguar për redaksinë Gjilani SOT se i ndjeri ka pasur kollë gjatë këtyre ditëve, por që i ndjeri ka dalur negativ pas dy testimeve. Në Spital ka qëndruar rreth 7 ditë.

Mësohet se gjatë ditës së nesërme mjekët do të dalin me informacione më të hollësishme rreth vdekjes së të ndjerit Jahi Islami.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme, me Ikindi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close