LAJME

Rinia Studentore: Si ka mundësi që pasardhësit e Heroit Kadri Zeka e lejojnë përdorimin e emrit të tij nga UKZ

Të nderuar Studentë,
Staf i vërtetë Akademik dhe Administrativ!
Të nderuar qytetarë të Anës së Moravës e më gjerë!

REAGIM: RINIA STUDENTORE

Ka kohë që Universiteti “Kadri Zeka” ka filluar të degradoj nga rruga për të cilën është themeluar e ekziston. Pra, të jetë në funksion të ngritjes dhe formimit intelektual të shoqërisë, por që të instrumentalizohet deri në këtë pikë që përmes petkut institucional të zhvillohet luftë speciale ndaj individëve që refuzojnë nënshtrimin dhe kanë dinjitet, kjo për ne është përtej parashikimit më fatkeq!

Të nderuar, kushdo që kupton pak rreth arsimit të lartë mund ta kuptoj situatën.
Këtë vit pati angazhim të veçantë ndaj Studentëve që nuk u nënshtruan dhe dorëzuan para degradimit!

Gjithçka nisi me Konkursin për Studime Master.
Si asnjëherë më parë Konkursi për Studime Master është hapur në të njejtin afat me atë të studimeve bachelor dhe kjo për te vetmën arsye që Mehmet Zylfiu-t t’i pamundësohet aplikimi sepse i njëjti do të diplomonte në Afatin e Shtatorit.
Mehmeti është përshkruar si studenti i cili ‘nuk po thehet’, ‘nuk po përshtatet’ dhe si i tillë duhet eleminuar sepse po na bënë telashe, po na e prish rendin dhe qetësinë e blerë përmes manipulimeve!

Luftë e njëjtë u zhvillua edhe ndaj Dritor Mehmetit.
Dritori u cilësua si tejet intelegjent dhe me vlera të larta njerëzore dhe që nuk mund të manipulohet, si i tillë i ka qëndruar besnik kauzës së përfaqesimit të denjë dhe ka reaguar karshi dukurive negative në UKZ.
Këto veti alarmuan injorantët dhe sinonimin e degradimit që u angazhuan personalisht që të pamundësoj edhe aplikimin e Dritorit në programin QLSHD!

Datë 11 Nëntor, Dritor Mehmeti paraqitet për të aplikuar në Konkursin për Studime Master në afatin e rregullt si gjithë aplikantët tjerë aty i tregojnë që nuk mund të përfundohet aplikimi sepse ende figuron si Student Aktiv në sistem!
Dritori mer dokumentet dhe e qartëson situatën me administratën e UKZ duke ju sqaruar që nuk mund të largoj veten nga sistemi pasi kjo është përgjegjësi e institucionit dhe është dashur të përfundoj në momentin e diplomimit të tij në Qershor 2020 në programin E-Qeverisje, pas diskutimeve dhe sqarimit të situatës zyrtarët e pranojnë qe gabimi, faji apo përgjegjësia është e tyre dhe se do ta rregullojnë menjëherë. Dritori për më tepër e protokolon edhe kërkesën me shkrim duke sqaruar se ai ka aplikuar dhe se pjesën tjetër duhet ta kryej Universiteti!

Të nesërmen pas diskutimeve me Prorektorin për mësim dhe Sekretarin, është hapur prap afati për aplikim në menyrë qe t’i mudësohet aplikimi formalisht dhe kjo çështje të përfundoj, me të kuptuar këtë lajm Aktivizohet ideatori me zbatuesin e këtyre lojërave të ndyta dhe angazhohen që Dritorit të mos i vlej aplikimi’ me pretendimin se ka ardhur pasi është mbyllur konkursi. Pra, Dritori ka aplikuar ditën kur konkursi ka qenë i hapur, është sqaruar situata për çështjen e Statusit Aktiv është hapur prap Konkursi të nesërmen nga Universiteti dhe të njejtit dy injorantët nuk e pranojnë me arsyetimin se aplikimi është përfunduar pas afatit!

Për afate e konkurse do të flasim përditë ngapak sa do të përballemi me ta në secilën fushëbetejë që atyre u përshtatet, Media, Gjykatë, Universitet e kudo tjetër por Universiteti “Kadri Zeka” do të zbardhet njëherë e mirë!!!

Një gjë nuk e kuptojmë, si ka mundësi që familja dhe pasardhësit e Kadri Zekës ende durojnë që emri i tij të duroj çdo ditë turpin dhe gërdinë e përditshme, ne kurrë nuk besojmë që Kadri Zeka e shumë atdhedashës kanë rënë vetë, janë shuar me familje, kanë dhënë kontribut të pashoq që sot dikush të përdor petkun e tyre për tu pasuruar, manipuluar e degraduar të vetmen vlerë që kishte ky komb – Dinjitetin!

Faleminderit qe na e bëni më te lehtë dhe aman gjejeni pak guxim e drejtojeni kokën kur të jemi përballë!

Bashkë deri në triumfin e madh RSKZ✊🏻

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close