LAJME

Hajnat vjedhin cigare në vlerë 2500 euro në një shitore në Livoç të Gjilanit

Rreth orës 3 të mëngjesit një veturë i afrohet një shitoreje të vogël në Livoç të Gjilanit.

Nga kjo veturë tre persona të maskuar dalin e fillojnë që me mjete të ndryshme të hapin derën, derisa katërti i pret në veturë, i gatshëm për t’u nisur në momentin që përfundojnë punë.

Në pamundësi për të hapur derën, ata thyejnë derën e futen brenda.

Kamerat e sigurisë të instaluara nga pronari shfaqin dy prej tyre duke e mbushur një qese të madhe me pako cigaresh.

Përveç kësaj, ata edhe bëjnë një kontroll për gjëra të tjera.

Sipas pronarit, ata kanë vjedhur cigare në vlerë prej 2500 euro.

Ai i ka treguar KOHËS se kjo është hera e katërt që është grabitur shitorja. Sipas tij, e njëjta skenë përsëritet çdoherë.

“Hajnat vijnë me një veturë, futen brenda dhe marrin cigare”, ka thënë pronari për INTERAKTIV.

Pronari po ashtu ka thënë që policia është njoftuar katër herë.

E ky institucion vjedhjen e ka cilësuar si të rëndë.

Ankuesi, banor i këtij fshati, ka raportuar në Stacionin Policor në Gjilan se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe dyshohet se kanë vjedhur lloje të ndryshme të cigareve në vlerë të konsiderueshme, si dhe pije energjike. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Rasti procedohet në Njësinë e hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan.”

Deri më tani, sipas pronarëve, askush nuk është arrestuar për vjedhjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close