SPORT

Gati përfundimi i parkingjeve, tribuna qendrore në stadiumin e qytetit të Gjilanit gati të ngrihet

Stadiumi i qytetit në Gjilan ka kohë që është nisur të renovohet. Megjithëse punimet janë vonuar dhe plani ka ndryshuar në vazhdimësi, tashmë duket se gjërat kanë rënë në binar.

Ndryshimi i planit ka sjellur edhe parkingjet nën tribunat e këtij stadiumi, i cili pritet të ofrojë hapsirë të mjaftueshëm për një numër të madh të veturave.

Tashmë parkingjet janë në përfundim e sipër në tribunën e cila ndodhet në pjesën qendrore, teksa ndërtimi i tribunës pritet që të bëhet në vazhdim e siper.

Me ndërtimin e tribunës qendrore do të përfundonin një pjesë e madhe e punimeve, teksa vlugu më i madh pritet të jetë në pranverën e vitit të ardhshëm, teksa priten të rrënohet objekti ku ndodhen dhomat e zhveshjes dhe të ndërtohet pjesa e fundit e këtij impianti.

Dy klubet të cilat luajnë në këtë stadiu, sikurse Drita, ashtu edhe Gjilani mund të jenë të detyruara të zhvendosen në pranverë që ndeshjet si vendas t’i luajnë në ndonjë stadium tjetër. /Sheshi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close