LAJME

Nënkryetari i Prishtinës: Në Milano hyrja është 25 euro, secili që vjen nga Gjilani në Prishtinë 10 euro

”Kjo duhet ta parandalojë këtë tollovi të makinave të atyre të cilëve kanë dëshirë të kenë qasje me makinë në secilën pikë”.

Sipas tij nëse qytetari patjetër vendos të hyjë me veturë, në qytet është vendosur një tarifë të cilën duhet ta paguajë.

”Është taksa e cila paguhet në brendinë e qytetit”.

”Secili që vie nga Peja, Gjakova, Gjilani, Kaçaniku – është e drejtë të vie, por duhet ta paguajë taksën e cila quhet si ”Taksë e Gjelbërt”.

”Kjo e bënë parandalimin dhe shkarkimin e qendrës. Nëse do mund të vie, e paguan 10 euro dhe ka qasje në secilën pikë të qytetit”.

Ai konfirmoi madje se tarifa ende nuk është caktuar por pritet të jetë minimumi 10 euro, njofton Klan Kosova.

”Sigurisht, minimum do të jetë 10 euro”.

”Akoma nuk kemi vendosur por parashikimet janë. Nëse shkon në Milano sot, ti duhet të paguash 25 euro për tu future në brendi me makinën tënde, përndryshe e mer trafikun urban”

Më tej nënkrytari i Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se ata që paguajnë parkingun në hyrje të qytetit, trafikun urban për të kaluar në qendër apo në pikën në të cilën atyre iu duhet, e kanë pa pagesë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close