LAJME

Kinemaja e Gjilanit me sipërfaqe të objektit 696 e të tokës 840 metër katrorë u privatizua 274 mijë euro

Kinemaja e Qytetit të Gjilanit u privatizua me 14 gusht të vitit 2007 me spin-off të rregullt. Sipërfaqja e objektit ishte 696 metër katrorë, gjerësa sipërfaqja e tokës ishte 840 metër katrorë, transmeton Gjilani SOT.

Në llojin e kategorive të aseteve bënte pjesë tek ndërtesat administrative dhe tokë. Në Agjensionin Kosovar të Privatizimit janë publike të dhënat zyrtare.

Shuma me të cilën u privatizua kinemaja e qytetit të Gjilanit është 274 mijë e 500 euro.

Kinemaja e Gjilanit është shkatërruar dhe tani në të është ndërtuar një objekt banesor.

Iniciativën për hetimin e privatizimeve të pasluftës e ka ndërmarr Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli. Nga informatat e para të bëra publike del se të gjitha partitë janë ose kanë qenë të përfshirë në privatizimet e pasluftës. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close