LAJME

Një serb kishte futur shishen në prapanicë për t’i fajësuar shqiptarët, si zbulua në Gjilan

Avokati Velimir Cvetiq dhe Gjorgje Martinoviqi

RajoniPress shkruan se Bajram Kadriu, në cilësi të gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, më 1 maj 1985 ishte ftuar nga Policia në Livoq të Gjilanit, meqë thuhej se shqiptarët, teksa Martinoviqi ishte duke mbjellë fasule, ia kishin futur një shishe në prapanicë. Martinoviqi atëherë ishte në Spitalin e Gjilanit.

“Në vendin e ngjarjes, në distancë më tepër se 10 metra, vërejtëm një dru të hollë të ngulur në tokë dhe disa pjesë të thyera të shishes. Konstatuam që në këtë pjesë të arës, në afërsi të këtij druri dhe pjesëve të mbetura të shishes, nuk kishte ndonjë gjurmë të këmbëve tjera përpos gjurmëve të personit që kishte kryer këtë vepër vandal”, thotë Kadriu për RajoniPress.

Për ta konstatuar gjendjen faktike, në cilësi të gjyqtarit ai kërkuar që të bëhet incizimi i vendit të ngjarjes edhe me fotografim kolor, gjë e cila bëhet nga Policia e Prishtinës. Ai e përpilon procesverbalin me shkrim, në mënyrë profesionale, sepse ishte i bindur se rasti do të përdoret për propagandë antishqiptare.

“Me gjithë trysnitë politike, e kam hartuar procesverbalin nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë dyshim për prezencën e personave tjerë në vendin e ngjarjes dhe duke vërtetuar pa mëdyshje se Gjorgje Martinoviq vet e kishte futur në anus shishen që ishte thyer”.

Në Spitalin e Gjilanit, Martinoviqi pranohet nga mjeku kujdestar, kirurgu Remzi Aliu, si dhe gjinekologu Lubisha Petronijeviq. Ata dy ishin grindur rreth ndërhyrjes kirurgjike: Aliu udhëzon që pacienti të dërgohet për operim në Spitalin e Prishtinës, ndërsa Petronijeviq kishte insistuar që pacienti me helikopter të dërgohet në Spitalin e Shkupit. Martinoviq dërgohet në Prishtinë.

“Në cilësi të gjyqtarit kam kontaktuar edhe mjekun në Spitalin e Prishtinës. Të njëjtin e kam pyetur për vlerësimin e tij profesional. Mjeku, që ishte serb, tha: Këtë akt mund ta bëjnë vetëm njerëzit e sëmurë”!

Meqë për këtë rast serbët nisën të propagandojnë se gjoja është akt antishqiptar, Kadriu kishte kontaktuar gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës të cilët i ka informuar për të vërtetën.

“Më pas, unë si gjyqtar dhe Halit Rexhepi si shef i Policisë, jemi ftuar në Komitetin komunal në Gjilan, ku vazhdimisht insistonin që të ndryshohet gjendja faktike. Pasi nuk patën sukses politikanët, i kanë dërguar aktivistët në terren që ta informojnë popullatën se Martinoviqi vetë e kishte kryer këtë akt të shëmtuar. Por, më pas vazhduan presionet e hetuesve special nga Nishi e Beogradi”.

Kadriu ftohet nga organet policore të Gjilanit që të takohet me një ekip nga Nishi për të dalë prapë në vendin e ngjarjes. Por, ai e kishte refuzuar këtë kërkesë, sepse ka mundur të manipulohet vendi i ngjarjes.

“E njëjta kërkesë i është bërë edhe zëvendësprokurorit Gradimir Propoviq, por as ai nuk kishte dalë”.

Kadriu kishte dëshmi të shumta, madje edhe dëshminë e Martinoviqit në dhomën e Spitalit, ku ai pranon se ia kishte futur vetes shishen, ndërsa kërkonte që për këtë mos ta kuptojë bashkëshortja e tij.

“Edhe pas kësaj kanë vazhduar presionet nga Beogradi. Në Gjilan kishte ardhur kryeprokurori federativ që kishte bërë presion që të ndryshohet qëndrimi me qëllim që ‘të qetësohet Çarshia e Beogradit’, por as ai nuk arriti të na bindte për të bërë procesverbal tjetër. Meqë nuk arritën të falsifikojnë asgjë, Armata falsifikon ekspertizën mjekoligjore”.

Kadriu kishte urdhëruar që të bastiset edhe shtëpia e Martinoviqit, ku gjejnë dëshmi tjera, si p.sh. faktin se pantallonat nga vendi i ngjarjes nuk kanë qenë të zhytura dhe se pullat dhe patenta kanë qenë ta padëmtuara, gjë që eliminonte çdo mundësi të veprimit të dhunshëm nga persona tjerë.

Por, në fund fitoi propaganda antishqiptare serbe. Më 1990, Gjykata e Dytë Komunale në Beograd, shpall që ndaj tij është ushtruar dhunë! Ky proces ishte edhe fillimi i shkatërrimit definitiv të Jugosllavisë. /RajoniPress/Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close