SPORT

Vendet e reja të parkingut ndalin përkohësisht punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan

Stadiumi i qytetit në Gjilan vazhdon të jetë në fokus të dy klubeve kryesore të këtij qyteti dhe tifozërisë së zjarrtë të tyre, të cilët po e presin me padurim përfundimin e punimeve për rinovimin e impiantit.

Gjatë ditëve të fundit nuk janë parë punëtorë në punishten që ndodhet brenda stadiumit, pasi që siç mëson Gazeta “Sheshi” tashmë ka disa ndryshime në projektin për rinovimin e stadiumit.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan pritet të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s dhe mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë arsye edhe është menduar të krijohen më shumë vende parkingu, teksa 300 të tillë priten të jenë nëntokësor.

Ndërtimi i tribunës qendore pritet të vazhdojë me projkt të ri, pasi që do të krijohet hapsira për vende të reja të parkingut.

Ministria e Sportit e cila financon këtë projekt parasheh që këtë vit të shpenzojë vetëm 1 milion e 100 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close