LAJME

Arrestohet edhe një 38 vjeçar për dhunimin e të miturës në Gjilan

Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person tjeter i cili dyshohet se ka dhunuar një vajze të mitur në Gjilan.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar prokurori i rastit, Arben Ismajli.

“Është arrestuar edhe një person i moshës 38 vjeçare në rastin e dhunimit të të miturës në Gjilan. Është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është bërë kërkesa për paraburgim”, tha Ismajli.

Gjykata Themelore në Gjilan, për të njëjtin rast, sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 21 vjeçarin Sh. J.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close