LAJME

Vetura godet dy policë tek “Albanica”, marrin trajtim shëndetësor në Spital

Para pak orësh një veturë padashje ka goditur dy policë tek rruga “Marie Shllaku” më saktësisht tek “Albanica”.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë treguar se policët janë nisur menjëherë për trajtim në Spitalin e Gjilanit.

Punëtorët shëndetësor të Spitalit të Gjilanit, në kushte anonimiteti i kanë thënë redaksisë Gjilani SOT, se vetura ka goditur dy policë, por ata fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore dhe tanimë janë liruar nga Spitali Regjional i Gjilanit.

Rruga “Marie Shllaku” vazhdimisht ka qenë problematike sa i përket aksidenteve rrugore. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close