LAJME

Banorët tek “Parku i Qytetit”, po ankohen se pas 20 vitesh ua bënë parkingun me pagesë

Tek parku i qytetit të Gjilanit, banorët e lagjes nuk po pajtohen me vendimet e fundit për çështjen e parkingut.

Një banor në kushte anonimiteti i ka thënë redaksisë Gjilani SOT, se pas më shumë se 20 vitesh, Komuna e bëri me pagesë parkingun edhe për banorët e lagjës.

Sipas tyre, parkingu ka qenë me pagesë, por të liruar nga pagesa kanë qenë banorët e kësaj lagje. Tani edhe ata janë detyruar të paguajnë nese duan ta parkojnë aty.

Banorët tregojnë se një ditë kanë ardhur edhe policia dhe i kanë detyruar banorët t’i largojnë veturat nga parkingu. Ata kanë zhvilluar një takim edhe me nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Arbër Ismajli dhe sipas tyre ai u ka premtuar se do ta bëjë një zgjidhje për këtë çështje.

Prona është e Komunës por tani tenderin e ka fituar një kompani private. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close