LAJME

Për shkak të presionit nga Serbia, detyrohen të largohen nga vendlindja

Izmir Isufi nga fshati Breznicë – Komuna e Bujanocit ka folur për redaksinë Gjilani SOT, në lidhje me presionet që u bëhen familjes së tij nga autoritetet serbe.

Arsyeja po del të aktiviteti i prindit të tij z. Sadri Isufi në luftën për liri të UÇPMB-së.

Sipas tij, ata malltrohen fizikisht e psiqikisht nga policia e ushtria serbe. Kontrollet e vazhdueshme gjithandej, qoftë edhe në shtëpi kanë vështirësuar qëndrimin e tyre në vendlindjen e tyre. Ata tashmë kanë vendosur të marrin rrugën e gurbetit.

Jo rrallë herë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe zonës përreth ballafaqohen me probleme të ndryshme. Shumë qytetarë kanë lënë vatrat e tyre. Shteti i Serbisë asnjëherë nuk i ka trajtuar si qytetarë të dorës së parë, apo më mirë të themi si qytetarë normal krahas ligjeve e konventave ndërkombëtare.

Po ju sjellim disa fotografi të ofruar nga djali i luftëtarit të UÇPMB-së;


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close