SPORT

Pas renovimit, kështu do të duket stadiumi i Gjilanit, përfundon në 2023

Vetëm 20 për qind të punimeve janë realizuar deri tani në renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe me këtë dinamikë të punimeve projekti parashihet të përmbyllet në vitin 2023.

Ministria e Sportit e cila financon këtë projekt parasheh që këtë vit të shpenzojë vetëm 1 milion e 100 mijë euro.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi para pak javësh ka qëndruar në qytetin e Gjilanit dhe e shoqëruar nga kryetari Lutfi Haziri kanë vizituar stadiumin e qytetit ku edhe kanë parë punimet të cilat janë duke u zhvilluar në atë hapësirë.

Dumoshi ka deklaruar se ata do të vazhdojnë të mbështesin komunën e Gjilanit në përmirësimin e infrastrukturës sportive. Ajo ka thënë se do të vizitojnë edhe komuna tjera në Kosovë me qëllim që të shohin përparimin dhe ngecjet në projektet të cilat ata janë duke i financuar. Dumoshi ka përmendur se kanë probleme me kompanitë punëkryerëse mirëpo i ka paralajmëruar se punimet do të stopohen nëse ato nuk realizohen ashtu siç kërkon Ministria.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin në infrastrukturën sportive dhe është duke u investuar dhe kemi edhe hallën e sporteve të Gjilanit dhe të Zhegrës dhe këtë stadium që investimi për këtë vit është 1 milion e 100 mijë euro. Punimet jemi duke i shikuar dhe zakonisht ka pengesa me punëkryerës dhe kemi marr vendim si Ministri të shohim si po kryejnë punët përndryshe diku nëpër komuna i kemi ndërprerë. Këtu është një lajm i mirë sepse punëkryerësi është duke punuar sipas dinamikës së paraparë”, ka thënë ajo, raporton KOHA.

Kurse kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se zhvillimi i aktiviteteve sportive në stadium ndikon negativisht në dinamikën e punimeve mirëpo, sipas tij, nuk ka opsion tjetër dhe se punëtorët dhe sportistët duhet të bashkëjetojnë në këtë ambient.

“Rishikimi i projektit është kërkuar sipas standardeve për të zgjeruar kapacitet e investimeve në Gjilan dhe po mundohemi edhe me zhvillu garat edhe të punojmë. Praktikat nuk e lejojnë kështu, por kalendari i sporteve nuk na pengon, por e ul dinamikën e punimeve. Derisa nuk kemi zgjidhje tjetër duhet me të bashkëjetojmë dhe të ruajmë kalendarin e garave edhe të punojmë në mënyrë që të kryhet pjesa e investimeve. Infrastruktura sportive në Gjilan po shkon drejt mbylljes sepse ministrja konfirmoi renovimin e palestrës sportive”, ka deklaruar Haziri.

Kurse drejtori sportiv në Ministrinë e Sportit, Ibër Alaj ka deklaruar se renovimi i stadiumit të qytetit kap shifrën e 10 milion euro investime.

“Në bazë të projektit që është duke u implementuar deri tani janë përfunduar vetëm 20 për qind të punimeve pasi projekti është rreth 10 milion euro ndërsa deri tani janë investuar diku 2 milion euro. Këtë vit synojmë që t’i realizojmë edhe 1 milion e 100 mijë euro në mënyrë që ndërtimi i vrazhdë të implementohet ndërsa në dinamikën që është planifikuar nëse nuk kemi vonesa në procedurat e prokurimit ne mendojmë që në vitin 2023 stadiumi i qytetit të Gjilanit të përfundojë”, ka thënë ai.

Ministrja e Kulturës dhe kryetari i Gjilanit sot kanë vendosur gurthemelin e fushës ndihmëse të futbollit që do të ndërtohet në lagjen “Arbëria” dhe i cili do të kushtojë 500 mijë euro. Investimi është nga buxheti i Ministrisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close