LAJME

Investimi 1.4 milionsh për QKMF-në e re në Gjilan, po merr formë

QKMF e Gjilanit ka filluar të marrë formë. Për këtë investim ishin paraparë rreth 1.4 milion euro, ku shumica prej tyre do të siguroheshin nga Ministria e Shendetësisë.

Ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është kryer dhe ka filluar rregullimi brenda saj. Qytetarët e Gjilanit kanë pasur nevojë për një ndërtesë të re, sepse ndërtesa aktuale nuk i plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve, transmeton Gjilani SOT.

Në vitin 2017 kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri kishte shkruajtur për investimin në QKMF e Gjilanit, ku kishte thënë se 1.4 milion euro do të jetë shuma e nevojshme për këtë projekt. Ai kishte premtuar se projekti do të përfundojë në vitin 2019, por ende nuk është kryer edhe pse është në fazën përfundimtare.

Po ju sjellim reagimin e plotë të vitit 2017:

Këto janë punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. Vlera e investimeve është mbi 1.4 milionë euro. Ky objekt gjigant do të t’ia lehtësoj jashtëzakonisht shumë punën stafit shëndetësor, e në të njejten kohë do të ofrojmë shërbime sa më të mira për pacientët. Shëndetësia primare ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i qeverisë komunale sa i përket investimeve. Vazhdojmë me punë t’hajrit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close