LAJME

Një fëmijë nga Gjilani e pëson keq nga mushkonjat, kërkohet urgjentisht intervenimi nga institucionet

Gjendja me mushkonjat çdo ditë po bëhet më serioze. Gjilani SOT ka reaguar vazhdimisht duke e bërë temë këtë problematikë.

Pavarësisht kësaj, institucionet përgjegjëse ende nuk vepruar në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi.

Një qytetar nga lagja Dardania është shprehur i mllefosur me gjendjen aktuale. Ai është shprehur se Fauna asnjëherë nuk po bënë zgjidhje për familjet të cilat jetojnë në fund të lagjes Dardania. Sipas tij reka ende nuk është përfunduar dhe po rritë reagimin e mushkonjave.

Në disa foto të cilat i ka siguruar Gjilani SOT, shihet fëmija i dëmtuar nga mushkonjat. Kjo çështje duhet të gjej urgjentisht zgjidhje. Fëmijët nuk mund të ‘terrorizohen’ me javë të tëra me këtë problematikë e cila po vazhdon të bëhet edhe më serioze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close