MAGAZINA

Dikur me Kinema, sot Gjilani qytet i kulturës pa kinema

Na ishte njëherë një Kinema e Qytetit, në mes të qytetit, e që ishte gëzimi i të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve!

Ajo Kinemaja, ashtu si ishte, -gëzimi i të rinjëve mbarë, ishte kohë të gjatë dhe qëndroi në të gjitha kohët, deri tek përfundimi i kësaj luftës së fundit, kur përfundimisht u shua!

Nuk u ngjall më, pasi ra përtokë e vdiq, si që vdes një gjë e gjallë! Vdiq, por as nuk u përmend më, as u përkujtua, as u bë ndonjë kinema tjetër në vend të saj.

Thjeshtë, Kinemaja shkoi heshtas, pa u diktua dhe që është edhe më rëndë, u harrua.

Nuk e përmendi më kush kurrë, as u shkon mendja kujtë të përkujtojnë, as ta bëjnë më llafin e saj.

Ishte por Nëna e Kulturës në qytet, vendi i lindjes së edukimit dhe civilizimit, i ngritjes së bashkësisë së re, vendi i dritës.

Tok me të ishte edhe Teatri, në të njëjtin vend, në të njëjtën ndërtesë. Kishte një vend kështu mu në zemër të qytetit tonë ku të rinjtë, e qebesa edhe të gjithë njerëzia shkonin e kënaqeshin me kulturë dhe qytetërim!

Koha e pas Luftës së dytë Botërore pati në qendër gjithë kohën Kinemanë dhe Teatrin, por Kinemaja ishte diçka më shumë, pasise me të derdhej gjithë kultura e botës në vend tonë, kontaktohej me botën, flitej në gjuhë të botës dhe komunikohej me art.

Kinemaja ishte shenjë e të gjitha brezeve që erdhën në ato kohë dhe trashëgimia e saj është e gjallë dhe e çmueshme te të gjitha brezet që u mbëltuan me kulturën e saj.

Pas do kohe, edhe më mirë e më komod, Kinemasë iu mbarua shtëpi në vete dhe e ndan ato kohë, shtëpi në vete, -dhe ajo ishte edhe më mirë.

Ishte ndërtesa për mrekulli dhe gjithçka ishte në rregull!?

Erdhi por kjo koha e fundit, kur për Kinemanë nuk u interesua askush nga të pushtetit e nga përgjegjësit dhe kjo veprimtari shumë e dobishme dhe e çmueshme u shua.

Nuk është se teknologjia e produkteve të kompjuterëve e më parë të kasetave e rrëzoi Kinemanë!

Isht një tkurrje e madhe për Kinemanë viedoja e më vonë kompjuteri, mirëpo Kinemaja mund të qëndrojë edhe tani dosido dhe të jetë një qendër takimi për të rinjtë e fëmijët sidomos.

Ndryshe është kur një diçka e ngjarje kulture përcille në grupë e me të gjithë!

Tek fqinjët tanë te të gjithë Kinematë punojnë dhe i mbron e mban pushteti i tyre, paguan punëtorët dhe një numër punëtorësh ashtu sigurohet me të ardhura, edhe mirë!

Ka një përfitim edhe të mirë nga Kinemaja edhe tani, e do të ketë, vetëm se duhet kthyer Kinemanë, aty ku ishte dhe t’i gjendet vendi për shfaqje./GJILANI.INFO/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close